image KEDS njofton se në cilat vende ka probleme me furnizimin e energjisë elektrike

Kosovë

KEDS njofton se në cilat vende ka probleme me furnizimin e energjisë elektrike

news image

KEDS ka njoftuar se ekipet e tyre janë në terren duke punuar për të sanuar dëmet e shkaktuara nga faktorët atmosferikë në zona të ndryshme të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, zonat që vazhdojnë të jenë në gjendje më të rënduar janë disa lokalitete në rrethinën e Pejës, Mitrovicës dhe pjesërisht të Prishtinës.

“Megjithëse pjesa më e madhe e prishjeve janë sanuar, po bëhen përpjekje maksimale për të rregulluar edhe linjat tjera që janë aktualisht jashtë funksioni, në mënyrë që sa më parë të rikthehet furnizimi me energji elektrike për këta konsumatorë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, KEDS ka bërë apel ndaj konsumatorëve që nëse hasin në ndonjë prishje të rrjetit elektrik t’i informojnë numrat kontaktues të tyre./Gazeta Sinjali/