Kriza energjetike globale ka ndikuar në rritjen enorme të çmimit të megavatit të importuar të energjisë elektrike edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se dje çmimi i megavatit nga importi ka kushtuar 325 euro, që është çmimi më i lartë i importit të rrymës, krahasuar me ditën e njëjtë të vitit të kaluar, kur një megavat energji elektrike kishte kushtuar vetëm 63 euro.
“Blerja e megavatit nga importi ditën e djeshme na ka kushtuar 325 euro, për dallim nga dita e njëjtë e vitit të kaluar të cilin e kemi blerë për 63 euro. Shifrat janë alaramante dhe kriza energjetike globale po vazhdon ta godet Kosovën”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
KEDS me këtë rast u ka bërë apel të gjithë konsumatorëve që ta kursejnë energjinë elektrike, sepse vetëm kështu, kjo kompani vlerëson se mund të lehtësohet sistemi energjetik në vendin tonë./GazetaSinjali/