image KEDS mobilizoi mbi 250 punëtorë në zonat e prekura nga era e fortë

Kosovë

Njoftim/ KEDS mobilizoi mbi 250 punëtorë në zonat e prekura nga era e fortë

news image

-Erërat e forta janë rikthyer në shumë pjesë të vendit. KEDS, për t’i menaxhuar sa më mirë këto situata, ka angazhuar mbi 250 punëtorë  në  terren të  ndarë  në  dhjetëra ekipe.

Sipas njoftimit të KEDS-it, të gjithë punëtorët janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë.

Gjatë stuhisë së fundit të erës me të cilën u ballafaqua Kosova, KEDS arriti që në kohë rekorde ta rikthejë energjinë deri tek konsumatori i fundit. /Gazeta Sinjali/