KEDS është mobilizuar fuqishëm në luftimin e pandemisë së Corona Virusit COVID-19. KEDS menjëherë pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë ka themeluar Komisionin për menaxhimin e krizës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre, ky komision në vazhdimësi është duke e përcjellur me vëmendje të madhe situatën dhe është duke përgatitur strategjinë e veprimit konform secilës lëvizje, duke ndërmarrë kundërmasa në secilin hap. Nga tetë takime të deritashme kanë dalë vendime që e bëjnë KEDS-in lider të ndërmarrjes së masave.
Sipas njoftimit të KEDS-it, fillimisht, secili punëtor është njoftuar për respektimin e masave mbrojtëse konform rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Pastaj, është bërë mobilizim në nivelin më të lartë, duke marrë masat e nevojshme për informim, ngritje të higjienës.
KEDS njofton se në mënyrë t vazhdueshme është bërë dezinfektimin e hapësirave të punës dhe automjeteve, rritja e masave higjienike dhe furnizimi me dezinfektues dhe materiale të tjera të nevojshme në të gjitha hapësirat e kompanisë. Me mjete mbrojtëse janë pajisur edhe punëtorët e KEDS-it.
KEDS ka bërë edhe kampanjë vetëdijesimi me qëllim të shtuarjes së masave për higjienë personal, vendosja e posterëve dhe fletushkave informuese në të gjitha hapësirat e kompanisë. Masë tjetër e ndërmarrë është edhe pezullimi i aktiviteteve që kërkojnë mbledhjen në grupe apo takime të punëtorëve në numër më të madh.
Paralel me to, kompania ka bërë edhe riorganizimin e stafit sipas departamenteve apo njësive për ardhje në punë duke mbajtur nivelin e nevojshëm të kryerjes se punëve, duke ju dhënë prioritet aktiviteteve bazë të kompanisë.
Në përputhje me vendimin e Qeverisë, KEDS ka krijuar mundësi për të gjithë punëtorët që kanë fëmijë, që punëtori/ja ose bashkëshortja/ bashkëshorti që punon në institucion tjetër të lirohet nga puna që të jenë në shtëpi me fëmijët, ka bërë izolimin e të gjitha rasteve të ditura në periudhë prej 14 ditësh. Për të marrë masa preventive, KEDS bën edhe përcjelljen në vazhdimësi të shëndeti të punëtoreve, furnizimi dhe shpërndarje të mjeteve mbrojtëse në baza të rregullta.
Nuk mungojnë as gjestet tjera, ku përfshihet lirimi nga puna i punëtorëve me probleme shëndetësore, problem kronike, lirimi nga puna i punëtorëve me moshë mbi 60 vite, nga administrata, lirimi nga puna i punonjëseve shtatzëna dhe ofrimi i mundësisë së angazhimit me punë nga shtëpia./GazetaSinjali/