image KEDS me mega projekte investive vitin e ardhshëm në Istog

Sociale

KEDS me mega projekte investive vitin e ardhshëm në Istog

news image

Në kuadër të vizitave dhe takimeve që KEDS po bën nëpër komuna për të inspektuar punët e këtij viti dhe planet për vitin e ardhshëm, sot drejtori i Investimeve të KEDS, Hasan Oz u prit në takim nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, me të cilin diskutoi për investimet aktuale dhe ato që parashihen vitin e ardhshëm nga KEDS në Komunën e Istogut.

“KEDS është duke bërë analiza dhe vizita të vazhdueshme në terren për të parë nga afër rrjetin energjetik. Rrafshin e Dukagjinit, duke përfshirë edhe Istogun, viti i arshshëm do ta gjej me mega projekte investive”, citohet të ketë thënë drejtori për Investime të KEDS, Hasan Oz.

Tutje ai tha se KEDS është duke shikuar të gjitha mundësitë që Istogut t’i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin energjetik.

“Investimet të cilat po planifikojmë për vitin e ardhshëm, do të bëjnë zgjidhje afatgjate në rrjetin energjetik, ku për 30 vitet e ardhshme nuk do të ketë më nevojë të investohet. Këto investime do të mundësojnë rritjen e kapaciteteve furnizuese dhe do të minimizojnë numrin e prishjeve”, shtoi ai.

Investimet e KEDS është duke i vlerësuar lartë dhe si mjaft të rëndësishme edhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

“Komuna e Istogut në vazhdimësi ballafaqohet me kushte të rënda atmosferike, ku si pasojë shkaktohen edhe dëme në rrjetin energjetik. Këto investime mundësojnë që furnizimi të jetë stabil dhe kualitativ prandaj si të tilla janë të mirëpritura si për neve si Komunë ashtu edhe për qytetarët. KEDS tashmë në komunën tonë ka fillu vendosjen e rrjetit nëntokësorë në disa zona, duke eleminuar rrezikun nga prishjet eventuale, për çka ne si Komunë jemi mjaft të kënaqur”.

Vizita e Drejtorit të Investimeve të KEDS, Hasan Oz në Istog u përcoll edhe me inspektimin e disa rrugëve të qytetit, ku KEDS tashmë ka kryer punimet me rrjet nëntokësor./Gazeta Sinjali/