image KEDS me investime te rëndësishme në Shatërvan të Prizrenit

Investim/ KEDS me investime te rëndësishme në Shatërvan të Prizrenit

news image

KEDS ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit për investim në shtrirjen e rrjetit nëntokësor në Qendrën Historike të këtij qyteti (Shatërvan).

Siç njofton KEDS marrëveshja e cila u nënshkrua nga kryeshefi ekzekutiv i KEDS, Alper Ebas dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka për qëllim realizimin e disa projekteve madhore investive.

Krahas shtrirjes së rrjetit nënktokësor në ‘Shatërvan’, kjo marrëveshje parasheh të realizohen edhe projekte tjera investive për shtrirjen e rrjetit elektrik në Cvilen dhe në Kabash deri tek Kalaja, lokacione këto mjaft të rëndësishme që parashihen të kthehen në destinacione turistike për Komunën e Prizrenit.

“Projekti për rrjetin nëntokësor të qendrës historike të Prizrenit do të fillojë këtë vit ndërkaq rehabilitimi i tij do të bëhet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Gazeta Sinjali/