image KEDS: Mbi 1 mijë e 300 punëtorë janë angazhuar që nga hapja e qendrave të votimit

KEDS: Mbi 1 mijë e 300 punëtorë janë angazhuar që nga hapja e qendrave të votimit

news image

KEDS ka njoftuar se që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke monitoruar situatën e furnizimit me energji elektrike në gjithë vendin, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, KEDS ka angazhuar mbi 1 mijë e 300 punëtorë që nga momenti i hapjes së qendrave të votimit e deri në përfundim të tyre.

“Ekipet do të jenë në dispozicion për të intervenuar menjëherë në rast se paraqitet nevoja në mënyrë që të sigurohet furnizimi stabil me energji elektrike. Ata do të jenë të shpërndarë në secilën qendër të votimit në mënyrë që intervenimi të jetë i menjëhershëm për cdo gjë që mund të jetë e nevojshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/