image KEDS-i tregon se si të kursehet energji elektrike në sektorin e hotelerisë

Kosovë

KEDS-i tregon se si të kursehet energji elektrike në sektorin e hotelerisë

news image

Hoteleria ofron një mundësi të jashtëzakonshme për ulje të konsumit, nëse veprohet me hapa konkret dhe të vazhdueshëm drejt ruajtjes të energjisë.

Disa nga këta hapa janë:

– Në përputhje me rrethanat, shmangni ndriçimin elektrik dhe përdorni atë natyral
– Sipas mundësisë shmangni ndriçimin dekorativ dhe përdorni vetëm ndriçimin e nevojshëm për hapësirën tuaj
– Përdorimi i gazit për gatim ulë dukshëm konsumin e energjisë elektrike. Nëse nuk përdorni gazin per gatim, atëherë mundohuni që furrën ta hapni sa më pak gjatë pjekjes
– Ulni temperaturën e termostatit të bojlerit për disa gradë. Kjo do të zvogëlojë dukshëm konsumin dhe nuk do të vërehen ndryshime të mëdha gjatë përdorimit
– Sipas mundësisë instaloni drita LED në të gjithë hotelin, sepse ato përdorin shumë më pak energji sesa llambat tradicionale inkandeshente dhe zgjasin më gjatë
– Nëse keni mundësi instaloni sensor te lëvizjes për të ndezur dhe fikur dritat në hapësirat që nuk janë në përdorim të vazhdueshëm (p.sh korridore, tualete)
– Fikni dritat ne salla të cilat nuk frekuentohen shumë nga njerëzit
– Kondicioneri mund të harxhojë shumë energji në ditët kur temperatura është mesatare. Fikni atë, kur nuk është i nevojshëm
– Si masë afatgjate mund të jetë: instalimi i sistemeve diellore për ngrohjen e ujit.

/GazetaSinjali/