image KEDS-i tregon se konsumatorët do të paguajnë më pak për rrymë deri në maj

Sociale

KEDS-i tregon se konsumatorët do të paguajnë më pak për rrymë deri në maj

news image

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka shpjeguar arsyet pse është paguar më pak për energji elektrike nga konsumatorët gjatë muajit janar.

Buzhala ka thënë se arsyeja është shkaku i Pakos së Rimëkëmbjes të miratuar në Kuvend, ku Qeveria e ka paraparë që nga muaji janar deri në maj të subvencionohen prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme. Ai ka thënë se është ndarë shumë prej 16 milionë eurosh dhe se kjo do të vërehet në fatura të konsumatorëve që do të jenë më të ulëta.

Qeveria e ka paraparë në Ligjin për Rimëkëmbje, të miratuar para disa muajve, që të subvencionohen prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme, shumë deri 16 milionë euro, që do të ndahet për ta nga muaji janar deri në maj. Dua të cek se kjo ndikon direkt në fatura të konsumatorëve. Energjia që prodhojnë këta prodhues, ajo pjesë zbritet. Po flasim një zbritje që shkon në 0.0061 euro, do të thotë për 1000 kW i bie zbritje 6.1 euro, për secilin konsumator”, ka thënë Buzhala në për Ktv.

“Kjo zbritje ka filluar nga faturat e janarit e do të vazhdojë deri në faturat e majit”, shtoi Buzhala./Gazeta Sinjali/