image KEDS i përgatitur maksimalisht për festë, apelon për kursim të rrymës

Kosovë

Apel/ KEDS i përgatitur maksimalisht për festë, apelon për kursim të rrymës

news image

KEDS dhe KESCO kanë siguruar energjinë e mjaftueshme për furnizim me energji elektrike gjatë festës së ndërrimit të motmotit.

KEDS apelon te të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike që të kemi furnizim sa më stabil në këtë periudhë festive. 

Në kohën e mbretërimit të temperaturave të acarta një numër i madh i qytetarëve po ngrohen me energji elektrike, dhe si rrjedhojë, kërkesa vazhdimisht është mbi 1000 megavat/orë. 

Ky veprim të njëjtën kohë po krijon tejnxehje të aseteve dhe mbingarkim të tyre, sidomos në disa zona të caktuara. Më të afektuarat mbesin Fushë Kosova, Ferizaj, Malisheva dhe pjesërisht Prizreni e Suhareka. 

KEDS ka reaguar duke investuar në rrjet dhe duke intervenuar përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme./Gazeta Sinjali/