image KEDS fik dritat e veta, kërkon të ndiqet shembulli - Sinjali

KEDS fik dritat e veta, kërkon të ndiqet shembulli

news image

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

Dhe ky shembull është dhënë prej tyre duke mos lënë drita të ndezura nëpër objektet ku ndodhen zyrat e kësaj kompanie, transmeton KlanKosova.tv.

“Ky është një shembull se si duhet të duken të gjitha objektet në të cilat nuk punohet gjatë natës”.

“Çdo dritë e fikur luan rol të madh, çdo kilovat i kursyer mundëson që të gjithë ne të kemi më shumë energji elektrike – atëherë kur na nevojitet më së shumti”, vazhdon postimi.

“Kërkojmë që edhe të tjerët ta ndjekin këtë shembull”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: