image KEDS angazhon 400 punëtorë në terren pas stuhisë së erës që kaploi vendin

Kosovë

KEDS angazhon 400 punëtorë në terren pas stuhisë së erës që kaploi vendin

news image

Pas përkeqësimit të motit dhe erërave të fuqishme që kapluan vendin në orët e para të mëngjesit,  KEDS ka angazhuar 400 punëtorë në terren për të intervenuar në zonat e afektuara. Dhjetëra ekipe tona janë shpërndarë gjithandej vendit ku po bëjnë çmos që të sanojnë dëmet e shkaktuara në rrjet sa më shpejt që është e mundur.

Ekipet po punojnë pa ndërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Përkundër kushteve atmosferike, puna është duke u zhvilluar me dinamikë të lartë nga ekipet tona.

KEDS është duke bërë monitorimin e rrjetit në kohë reale përmes programit Kosovanet, ku evidentimi i avarive po bëhet në kohë rekorde ndërkaq përmes sistemit SCADA po mundësohet kontrollimi i nënstacioneve dhe intervenimi më i shpejtë nga ekipet tona.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe nëse shohin ndonjë avari në rrjet ta raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë.

/GazetaSinjali/