Deputetja britanike, njëherit kryesuese e Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns është deklaruar pas vizitës së saj treditore në Kosovë gjatë kësaj fundjave.
Në mesin e fotografive që përshkruan këtë vizitë, Kearns ka ndarë edhe pamjet e vizitës te familja e heroit, Afrim Bunjaku.
”Jam nderuar nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët e 24 shtatorit. Me dashamirësi më ftuan në shtëpinë e tyre që të shpreh ngushëllimet e mia. Fjalët e mia nuk ua larguan kurrë dhimbjen, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe unë doja të bëja nderimet e mia”, ka shkruar deputetja britanike.
5/ I was honoured by the family of Afrim Bunjaku, the police officer murdered by Sept 24th terrorists, who kindly invited me to their home so I could give my condolences.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 23, 2023
My words could never take away their pain, but Afrim saved lives that day and I wanted to pay my respects. pic.twitter.com/lJwfNQo1Z8