image KE pranon se qortimi për Malin e Zi dhe Maqedoninë pse s’i vendosin viza Kosovës ishte gabim

Politikë

KE pranon se qortimi për Malin e Zi dhe Maqedoninë pse s’i vendosin viza Kosovës ishte gabim

news image

Një raport i Komisionit Evropian ku kritikoheshin Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi pse s’i kanë vendosur regjim të vizave Republikës së Kosovës është kritikuar jashtëzakonisht shumë dhe ka nxitur mjaftë debat në Kosovë.

Për këtë kishte reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Ambasadori Bajrami ka shkruar sot lidhur me këtë çështje duke treguar se Komisioni Evropian do të përmirësojë raportin meqë aty është shkruar gabimisht se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i vendosin viza Kosovës.

“Komisioni i BE-së sapo njoftoi se do të korrigjojë Raportin e tij, i cili gabimisht nënkuptonte se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut duhet të vendosin viza për Kosovën”, ka shkruar ambasadori Bajrami.

“Mund të konfirmoj që s’ka ndryshim të pozicionit të Komisionit Evropian. Komisioni mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Për këtë cështje specifike, ne e kemi sqaruar derisa folëm dhe do të lëshojmë raportin e përmirësuar”, ka thënë një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

/GazetaSinjali/