image "Ke dështuar", Bajrami i reagon Muratit: Mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt

Politikë

“Ke dështuar”, Bajrami i reagon Muratit: Mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili u tha qytetarëve të mërkurën se nëse nuk duan, mund të mos i marrin 100 euro.

Teksa ia ka shtruar dy pyetje ministrit Murati, ajo sugjeroi se ai nuk duhet ta trajtojë buxhetin e shtetit sikur të jetë personal i tij, duke thënë se “nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme.”

Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq”, thuhet në postimin e saj.

Postimi i plotë:

“Dy pyetje për Hekuran Muratin:
1. A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime? Dhe

2. A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me pagu 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve?

Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq”.

/GazetaSinjali/