image KDI: Qeveria në detyrë urgjentisht të ndalojë emërimin e njerëzve partiakë në borde

Kosovë

Reagim/ KDI: Qeveria në detyrë urgjentisht të ndalojë emërimin e njerëzve partiakë në borde

news image

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ndaj emërimeve mbi baza partiake të qeverisë në detyrë në bordet e përkohshme të tri ndërmarrjeve publike. KDI thekson se është kundër vazhdimit të praktikave të kapjes së shtetit.

KDI është e shqetësuar për emërimin e ish-kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në borde publike dhe kërkon që urgjentisht të ndalet kjo praktikë.

“Vendosja e figurave që më parë ishin kandidatë për subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet”, thuhet në reagimin e KDI-së./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kosovademocraticinstitute/posts/10159146952589179