Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka përshëndetur vendimin e KQZ-së që subjektet politike të renditen në fletëvotim nga numri 111.
Sipas tij, ky vendim do të ndikojë në zvogëlimin e votave të pavlefshme dhe do të krijojë mundësinë që secila votë të vlejë në mënyrë të barabartë.
Kryeziu i cili prej vitesh është pjesë e koalicionit të OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve ka thënë se këto ndryshime kanë qënë pjesë e rekomandimeve të Institutit Demokratik të Kosovës dhe Demokracisë në Veprim.
Në vijim statusi i plotë i tij në facebook
Vendimi qe subjektet politike te renditen me numra nga 111, eshte ne frymen e perkushtimit te KQZ-se qe te marre seriozisht rekomandimet e KDI/DNV, per te shmangur votat e pavlefshme dhe te krijohet mundesi qe secila vote te vleje ne menyre te barabarte.
Inkurajojme antaret e KQZ-se qe gjithashtu te shtyejne perpara modelin e dizajnit te fletevotimit te propozuar nga ana e KDI/DNV, permes te cilit ne baze te testimeve qe jane bere, mund te ndikoj ne pergjysmimin e numrit te fletevotimeve te pavlefshme.
P.s modeli i fletevotimit te propozuar nga KDI/DNV