Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një komunikate për media të publikuar në Facebook, ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës të heqin dorë nga bordet publike.
KDI i ka bërë thirrje Qeverisë Hoti që të respektojë ligjin dhe të mbajë zotimet e dhëna për çkapjen e shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga politika.
“Sipas raporteve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, Kosova vazhdon të përballet me elemente të kapjes së shtetit përderisa është etabluar praktika e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosja e njerëzve jokompetentë e partiak”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali/