KDI ka gjetur një mori shkeljesh në procesin e tenderit të ndërtimit të spitalit “Nëna dhe Fëmiu” në komunën e Prizrenit, të realizuar nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Gjithashtu ky institut u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë qe të merren me këtë rast dhe të marrin hapa të mëtutjeshëm.
Kështu u tha në konferencën për medie lidhur me publikimin e rastit studimor për tenderin e ndërtimit të Spitalit të Prizrenit.
“Analiza në fjalë shpërfaq probleme më të shumta në të gjitha institucionet të përfshira në këtë proces. KDI vlerëson se është shkelur Ligji për Prokurim. Analiza ka shpërfaqur qe në vendimin e OPSh, paneli kishte vendosur që të përkrah vendimin e SHSKUK. ShSKUK kishte bërë shkelje të ligjit, se kontrata ishte nënshkruar gjashtë ditë pas dhënies së vendimit, e jo dhjetë ditë pas”, ka thënë Diana Metushi-Krasniqi nga KDI./Gazeta Sinjali/