image KDI demanton këshilltarin e Kurtit: Deputeti Arifi nuk e ka humbur mandatin

Kosovë

Politikë/ KDI demanton këshilltarin e Kurtit: Deputeti Arifi nuk e ka humbur mandatin

news image

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka demantuar këshilltarin e Albin Kurtit, Erzen Vraniqi i cili më herët tha se deputeti Etem Arifit për shkak të dënimit e ka humbur mandatin.

Cakolli nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se i njëjti për shkak të dënimit e ka humbur mandatin në legjislaturën e kaluar dhe kjo nuk mund të përdoret për këtë legjislaturë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Deputeti Arifi është dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim prej 1 vit e 3 muaj, në mars të vitit 2019. Në maj të atij viti, ky vendim është publikuar edhe në media. Gjatë asaj periudhe, deputeti Arifi i ka takuar legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. Rrjedhimisht, deputeti Arifi ka humbur mandatin e tij të deputetit në legjislaturën e kaluar, e cila është shpërndarë dhe ka pushuar së ekzistuari më 22 gusht të vitit të kaluar. Por, ky dënim, nuk mund të përdoret si arsyetim ligjor që deputetit Arifi t’i përfundojë mandati aktual, që i takon një legjislature tjetër (të shtatës), krahasuar me atë kur ai ishte dënuar. Vendimet gjyqësore nuk mund t’a penalizojnë deputetin nëpër legjislatura të ndryshme”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/