KBF Peja 03 ka triumfuar në derbin kundër KBF Bashkimit, duel ky që i përket javës së shtatë të Superligës së Femrave.
Pejanët triumfuan me rezultat 61:48 (7:10, 25:15, 12:12, 17:11).
Sfida filloi më mirë për vajzat e Bashkimit, por në çerekun e dytë, pejanet u rikthyen fuqishëm, duke dhuruar spektakël me tri gjuajtjet e tyre nga distanca për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 32:25.
Pjesa e dytë vazhdoi me një luftë të fortë, ku secila skuadër luftoi për çdo pikë, mirëpo vajzat pejane dhuruan një lojë shumë të mirë duke mos u dorëzuar dhe fituar thellësisht ndaj Bashkimit me rezultat 61:48.
Te Peja 03, më të mirat ishin Veronika Liubinets me 13 pikë, 14 kërcime dhe 4 asistime, si dhe Tae’lor Earlene Willard me 7 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime. Ndërsa te Bashkimi, më e mira ishte Amari Heard me 19 pikë, 12 kërcime dhe 2 asistime.
Pas shtatë xhirove të mbajtura, Peja 03 ka pesë fitore dhe dy humbje, ndërsa Bashkimi ka 6 fitore dhe një humbje.