image KBF Peja 03 nuk ndalet, transferon amerikanen me pasaportë kosovare, Alexis Tolefere

Basketboll

KBF Peja 03 nuk ndalet, transferon amerikanen me pasaportë kosovare, Alexis Tolefere

news image

KBF Peja 03 po vazhdon të jetë aktive në afatin dimëror për të qenë sa më konkurrese për pjesën e dytë të edicionit në Superligë.

Së fundmi, klubi pejan ka nënshkruar me amerikanen Alexis Tolefere, e cila ka marrë edhe nënshtetësinë kosovare.

Tolefere pra është emër i njohur në Kosovë, pasi ajo ishte shpallur ‘MVP’ e Kupës së Kosovës në vitin 2021.

Më pas ajo vazhdoi karrierën e saj në Greqi, Izrael e Turqi, teksa së fundi u bë kampione në Meksikë.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që mirëpresim Tolefree në Kosovë, tani si lojtar vendas. Mirëserdhe në familjen tonë!”, ka shkruar klubi pejan nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Kujtojmë se pak ditë më parë, KBF Peja 03 njoftoi se ka nënshkruar edhe me amerikanen nga Teksasi, Juicy Landrum.

Ajo njihet për saktësinë e saj në gjuajtjet nga distanca.

Në vitin 2019, Landrum realizoi plot 14 tre pikësha, nga 42 pikët e saj në total, në rezultatin 111-43 kundër Arkansas State.

Peja 03 ndan aktualisht pozitën e dytë dhe tretë me KBF Penzën me nga 16 pikë në renditjen tabelare të Superligës pas 10 ndeshjeve të luajtura.

/GazetaSinjaliSport/