Përgatitjet intensive të skuadrës pejane të femrave në kategorinë U16 përgjatë verës së kaluar po japin tani fryte këtë sezon.
Vashat pejane nen udhëheqjen e trajnerit Dion Basha kanë arritur që të shpallen fituese të Kupës së Kosovës për edicionin 2022-23 në kategorinë U16.
Ato kanë triumfuar në finale ndaj AA Prishtinës me rezultat 47-43.
Lojtarja më e mirë e turneut është zgjedhur Elsa Shala.
Kujtojmë që klubi i KBF Peja 03 edhe edicionin e kaluar kishin një edicion të jashtëzakonshëm, ku kishin arritur në finalen e Kupës dhe në atë të Ligës së parë të femrave, teksa këtë edicion pas disa transferimeve gjatë verës, arrijnë që të shpërblehen me triumf të Kupës.