Skuadra basketbollistike e Vëllaznimit ka shkëputur kontratën me trajnerin Ljupce Malinkov.
Kjo shkëputje erdhi pas 8 humbjeve të kësaj skuadre, shkruan Sinjali Sport.
Po ashtu, klubi njoftoi se ndërprerja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Kurse, klubi do të drejtohet nga Shkumbin Kumanova deri në zyrtarizimin e trajnerit të ri.