Kampioni i Kosovës në basketboll, KB Trepça ka bërë të ditur se ka marrë dy vendime të klubit për vazhdimësinë e sezonit 2024-25, raporton Sinjali Sporti.
Klubi mitrovicas ka njoftuar se ka emëruar kapiten të ri të skuadrës, i cili është Anes Gashi.
Po ashtu, ‘Torcidat’ kanë bërë të ditur se Drilon Hajrizi do të vazhdojë të jetë pjesë e Trepçës.
Ata i kanë uruar shërim sa më të shpejtë dhe rikthimin e tij në parket.
Ndryshe, në media të ndryshme u raportua se Hajrizi do të largohet nga Trepça, megjithatë duket se klubi mitrovicas ka reaguar shpejtë për t’i demantuar këto lajme, duke e konfirmuar qëndrimin e tij në kampin mitrovicas.