image Kavafis: Kam shkuar

Libra

Kavafis: Kam shkuar

news image

Konstandin Kavafisi u lind në Aleksandri të Egjiptit, më 29 prill 1863. Pas vdekjes së të atit, familja zhvendoset mes Liverpoolit, Londrës dhe Stambollit, deri më 1878. Pas rikthimit në Aleksandri, ndjek liceun ekonomik. Pas trazirave nacionaliste më 1882, ikën prapë në Stamboll, ku zbulon homoseksualitetin dhe prirjen për poezinë. Pasi kthehet përfundimisht në Aleksandri, bën punë të ndryshme para se të pranohet në Zyren e ujitjes në Ministrinë e punëve publike, ku qëndroi deri në pensionimin e tij, më 1922. Vdiq më 29 prill 1933. 

KAM SHKUAR

Kavafis

Nuk kam qenë i kushtëzuar. Në fund

i kam dhënë vete leje dhe kam shkuar.

Kam shkuar te këanqësitë, gjysëm reale,

gjysëm fryt i mendjes,

në natën e ndritshme.

Dhe kam pirë verëra të forta,

që i pinë trimoshat e kënaqësisë. 

(Përkthimi i lirë në shqip sipas përkthimit në italisht të Andrea Di Gregorio-s)

***

Nga Andrea Di Gregorio

Botuar së pari më 1913, ky kompozim i shkurtër rreh kurdhën. Ku është forca? Të bindesh apo të bësh shkelje? Çka është e domosdoshme? Të shkelësh një betim të imponuar nga bindjet, nga buonsensi, apo t’i mbetesh besnik natyrës-gjëmës tënde, duke i injoruar zërat e sirenave konformiste?

Por për ta kuptuar dhe për t’u bindur se për Kavafisin rruga e drejtë lëshon pe para kënaqësisë mjafton të ndalemi te një fjalë e vetme, një mbiemër, që si i vetëm i thotë të gjitha: nata nuk është e errët, nuk është e mëkatshme, por e ndritshme, madje, në mënyrë edhe më domethënëse, e ndriçuar.

/Marrë nga Constandino Kavafis, “Poesie”, Garzanti, 2017 /Përkthimi: Express

/GazetaSinjali/