Nathalie Kauther është drejtoreshëae re për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Ajo njoftoi vetë për këtë në një postim në X, duke shkruar se pret t’i thellojë partneriteret me vendet e Ballkanit Perëndrimor.
“Përshëndetje, unë jam Natalie Kauther, drejtoreshë e re për Ballkanin Perëndimor në MPJ-në gjermane. Mirënjohëse për mundësinë që të ndërtoj mbi punën e shkëlqyer të paraardhësit tim, ambasadorit Michael Reiffenstuel”, shkroi ajo.
“Pres me padurim t’i thelloj partneritetet tona në mbarë rajonin”, shtoi Kauther.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!