image Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, shtohen kritikat ndaj Speciales

Drejtësi

Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, shtohen kritikat ndaj Speciales

news image

Sot janë bërë katër vite nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale, kurse Jakup Krasniqi ishte arrestuar më 4 nëntor të vitit 2020.

Derisa Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë, kritikat ndaj Gjykatës Speciale janë shtuar.

Shkelje e shumë procedurave në proces dhe stërzgjatje e procesit gjyqësor kanë bërë që të lëkundet besimi në Gjykatën Speciale, e cila ishte formuar nga Kuvendit i Kosovës.

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta dhe zyrtarët e partive politike në vazhdimësi kanë vlerësuar se ish-krerëve të UÇK-së po iu bëhen padrejtësi të mëdha në Hagë.

/GazetaSinjali/