image Katër të vrarë e pesë të plagosur në një klub nate në Nju Jork

Botë

Bota/ Katër të vrarë e pesë të plagosur në një klub nate në Nju Jork

news image

Katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, derisa po largoheshin gjatë orëve të hershme të mëngjesit nga një klub nate në Nju Jork.

Autoritetet policore nuk kanë bërë të ditur se sa persona ishin të përfshirë, vetëm se thuhet se janë nëntë viktima që pësuan nga sulmi me armë zjarri.

Të gjithë viktimat janë dërguar në spital, ku po trajtohen për lëndime që thuhet të jenë serioze. Sipas një të pranishmi që ndodhej në Brooklyn, nga aty janë larguar të prangosur një burrë dhe një grua./Gazeta Sinjali/