Brenda 24 orëve katër persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është bërë e ditur se të vdekurit janë nga komuna të ndryshme të Kosovës.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (75 vjeç), Prishtinë 1 rast (62 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.499 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.845./Gazeta Sinjali/