image Katër të vdekur e mbi 400 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Katër të vdekur e mbi 400 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raporton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër persona si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë kësaj periudhe kohore 406 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga gjithsej 2 mijë e 506 testime të kryera.

Ndërkohë, janë shëruar 484 pacientë.

Gjithsej raste aktive në Shqipëri janë 6 mijë e 551, prej tyre të shtruar në spitale 136 pacientë.

/GazetaSinjali/