image Katër të vdekur dhe disa të lënduar – momenti i shpërthimit në një restorant në Izmir të Turqisë

Botë

Katër të vdekur dhe disa të lënduar – momenti i shpërthimit në një restorant në Izmir të Turqisë

news image

Një shpërthim ndodhi në një restorant në lagjen Torbalı të Izmirit në lagjen Ayrancılar.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë gjetur vdekjen katër persona dhe janë lënduar mbi 20 të tjerë, sipas raporteve fillestare.

Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet shëndetësore, zjarrfikëse dhe policore, u përgjigjën me shpejtësi në vendngjarje pasi banorët aty pranë njoftuan autoritetet.

Zjarri, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një shpërthim gazi natyror, u vu shpejt nën kontroll nga zjarrfikësit.

Ekipet mjekësore në vend konfirmuan vdekjen tragjike të tre individëve, ndërsa më shumë se 20 u raportuan të plagosur nga shpërthimi.

Dhe me gjithë ndihmën e menjëhershme mjekësore, një nga viktimat e shtruara në spital ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Policia ka rrethuar zonën përreth restorantit si masë paraprake pas shpërthimit ndërkohë raportohet se si pasojë e incidentit kanë pësuar dëmtime edhe ndërtesat aty pranë.

/GazetaSinjali/