Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njofton se gjatë këtij intervali kohor janë kryer 2 mijë e 396 testime, prej të cilave 301 kanë rezultuar pozitive.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 ndodhen në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5 mijë e 474./GazetaSinjali/