image Katër të lënduar në një aksident në Podujevë

Siguri

Katër të lënduar në një aksident në Podujevë

news image

Sot rreth orës 12:30 në fshatin Lupç të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku janë lënduar katër persona.

Policia ka njoftuar se të lënduarit e kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar  kanë marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.”, ka thënë Ahmeti. /GazetaSinjali/