Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten rreth orës 13:10 në fshatin Baicë të Istogut, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.
Rasti është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 13:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Rugova.
Ai shtoi se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.
“Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.
Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!