image Katër të lënduar në aksident trafiku në Paravollë të Novobërdës

Siguri

Katër të lënduar në aksident trafiku në Paravollë të Novobërdës

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Paravollë të komunës së Novobërdës, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmi është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe ekipi i ndihmës së parë.

Sipas tij, të lënduarit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas janë transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Emergjente në Gjilan.

“Ju njoftoj se sot në ora 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Parallovë, Komuna Novobërdë. Njësitet kompetente kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para jemi njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar në QE-Gjilan,” thuhet në konfirmimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/