image Katër raste të reja me koronavirus në Maqedoni, shkon në 35 numri i të prekurve

Rajon

Rajon/ Katër raste të reja me koronavirus në Maqedoni, shkon në 35 numri i të prekurve

news image

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri të prekurve me koronavirus në Maqedoni ka arritur në 35, pas konfirmimit të katër rasteve të reja.

“Sot në mëngjes katër persona kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirus. Katër personat janë nga Shkupi ndërsa gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve është stabile”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga MSH po ashtu njoftojnë se udhëtarët e aeroplanit që erdhi nga Brukseli janë testuar dhe janë mbajtur në izolim dhe pas marrjes së rezultateve, asnjëri prej tyre nuk është i infektuar me coronavirus. Ata ndodhen në shtëpi në vetizolim

“Personat që u dërguan përkohësisht në Pepelishte, u vizituan nga epidemiologët, ndërsa sot do të dërgohen në objektin për izolim grupor në Demir Kapi”, thuhet tutje në njoftim./GazetaSinjali/