Katër pjesëtarë të Grupit Kumanova janë infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Fatmir Reçica përmes një postimi në Facebook, nga burgu i Idrizovës.
“Pasi që dje bëmë testin për Covid 19, rezultatet e 4 shokëve bashkëluftëtarëve të Grupit Kumanovës e bashkëvuajtësit tonë, sot, dolën pozitivë. Të gjithë ndihemi mirë, pa ndonjë shqetësim. Në fakt tri – katër ditët e para ishin të pakëndshme, pastaj thuajse gati normal si gjithherë”, shkroi ai./GazetaSinjali/