image Katër persona të lënduar nga një aksident në autostradën "Ibrahim Rugova"

Kosovë

Siguri/ Katër persona të lënduar nga një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportohet se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në drejtimin Prishtinë- Prizren.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradë, dalja për Suharekë, drejtimi Prishtinë-Prizren. Të lënduar kanë mbetur katër persona”, tha Kelani.

Të lënduarit janë dërguar për tretmanë mjekësor në Spitalin e Prizrenit./Gazeta Sinjali/