Katër persona janë lënduar në një aksident në fshatin Penuh të Podujevës ku janë përfshirë dy vetura.
Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për Sinjalin se katër persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin mes dy vetura ku më pas janë dërguar për ndihmë mjekësore në QKMF të Podujevës.
Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës ka thënë se pas tretmanin fillestar në QKMF, të lënduarit janë dërguar në QKUK.
“Në ora 12 e 38 dy vetura janë përfshirë në një aksident ku katër persona kanë mbetur të lënduar. Fillimisht janë dërguar për tretman mjekësore në QKMF të Podujevës ndërsa më pas janë dërguar në QKUK”, ka deklaruar Krasniqi./Gazeta Sinjali/