Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar katër persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat vendore, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, njëri nga arrestimet ka ndodhur në fshatin Bradash të Podujevës i cili është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Po ashtu, edhe dy persona, njëri në pikën kufitare në Merdarë dhe njëri në rrugën “Ramë Obranqa” në Podujevë janë arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Kurse, në fshatin Kollë të Vushtrrisë rreth orës 06:30 është arrestuar një person në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës./Gazeta Sinjali/