image Katër persona janë vrarë nga sulmet ruse në Donetsk

Botë

Katër persona janë vrarë nga sulmet ruse në Donetsk

news image

Katër persona janë vrarë nga bombardimet në Donetsk të Ukrainës nga sulmet ruse, ka thënë guvernatori rajonal, Pavlo Kirilenko.

Kremlini ka intensifikuar sulmet në disa qytete, por ka thënë se fokusi i tij në luftë do të jetë Donbasi që përbëhet nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut.

Një ofensivë e madhe pritet të fillojë në ditët në vijim pasi kishte një grumbullim të trupave në rajon, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/