image Katër kosovarë kapen në Zvicër me drogë në vlerë prej 1 milion franga

Diasporë

Katër kosovarë kapen në Zvicër me drogë në vlerë prej 1 milion franga

news image

Autoritetet zvicerane kanë arrestuar pronarin e një kompanie udhëtimesh në Aargau dhe vëllain e tij. Të dy kosovarët janë kapur në përpjekje për të kontrabanduar 116 kg marihuanë në Zvicër, transmeton Aargauer Zeitung.

Policia e Kantonit Aargau ka njoftuar të mërkurën se në mes të qershorit, ka arrestuar dy të përmendurit në një operacion të përbashkët me Administratën Federale të Doganave, transmeton albinfo.ch.

Në rimorkio kishte 116 kilogramë marihuanë të paketuar. Droga ishte fshehur pas një muri të dyfishtë, përcjell albinfo.ch.

Policia tha se vlera e kësaj droge është mbi një milion franga.

Arrestimi është bërë pas një pune të gjerë hetimore.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë ku bëhet fjalë për dy kosovarë, të moshës 26 dhe 45 vjeç, të cilët vozitnin autobusin.

/GazetaSinjali/