Qendra për Shëndet Publik në Maqedoni ka bërë të ditur se në mesin e 13 të infektuarve me koronavirus në Kumanovë janë katër infermiere.
Numri i të infektuarave në Kumanovë për çdo ditë po rritet, madje numri më i madh i vdekjeve është pikërisht në këtë qytet duke përfshirë këtu edhe lehonën 27 vjeçare që humbi jetën në klinikën infektive në Shkup, raportojnë mediat vendore.
Poashtu qyteti i Kumanovës ka numri më të madh të punonjësve shëndetësor të infektuar me Covid-19./GazetaSinjali/