image Katër futbollistët me në krye Haaland, që i do Rangnick te Manchester United

Futboll

Katër futbollistët me në krye Haaland, që i do Rangnick te Manchester United

news image

Ralf Rangnick e ka bërë të qartë projektin e tij te Manchester United. Menaxheri gjerman ka në krye të listës katër yje të cilët i dëshiron në start të punës së tij te United.

Erling Haaland i Dortmundit është në krye të dëshirave. Ragnick e ka njoftuar Unitedin se duhet të shpenzojë shumë në verë për shërbimet e yllit norvegjez.

Bashkë me Haaland në sulm synohet Timo Werner i Chelseat. Ka qenë Ragnick ai që e kishte transferuar gjermanin te Leipzig dhe i njeh mirë cilësitë e tij.

Për të kompletuar sulmin, Ragnick e ka synim edhe Nkunku të Leipzig. Sulmuesi francez po shkëlqen këtë edicion me skuadrën gjermane duke shënuar gola në të gjitha garat.

Për mesfushë, objektivi kryesor është Amadou Haidara i Leipzig. Trajneri gjerman njeh në detaje lojën e mesfushorit afrikan dhe i përshtatet sistemit të tij të lojës me presiop të lartë. /Gazeta Sinjali Sporti/