image Katër alpinistë bllokohen në Majën e Brijasit në Valbonë, kërkohet ndihma me helikopter

Shqipëri

Katër alpinistë bllokohen në Majën e Brijasit në Valbonë, kërkohet ndihma me helikopter

news image

Katër alpinistë kërkojnë ndihmën e shpejtë me urgjencë. Ata janë bllokuar në Majën e Brijasit në Valbonë.

Mediat shqiptare raportojnë se ka edhe të lënduar, ku njëri prej tyre ka thyer këmbën.

Florjan Sini një prej alpinistëve që ka qenë së bashku me to në një lidhje telefonike për Ora News tregoi rreth ngjarjes.

“ Ne ishim 7 veta. U ndamë në 2 grupe për të ecur dikush më shpejt dikush më ngadalë dhe e morëm informacionin pasi zbritëm në Valbonë. Njëri ka thyer këmbën ndërsa tjetri është mirë. Ta dërguan një mesazh dhe një lokacion të vendit ku janë bllokuar. Nuk ka valë dhe nuk mund të komunikojmë në telefon me to. Ne morëm policinë në telefon, gjendja e personave nuk është e lehtë, vetëm një ndihmë nga ajri mund ta zgjidhë situatën”, tha ai.

/GazetaSinjali/