image “Kasapi i Bucha”, urdhëruesi dhe ekzekutuesi i masakrës që tronditi botën

Botë

“Kasapi i Bucha”, urdhëruesi dhe ekzekutuesi i masakrës që tronditi botën

news image

Masakrat e përgjakshme në Bucha të Ukrainës që tronditën mbarë opinionin ndërkombëtar, duket se e kanë personin përgjegjës në anën e ushtrisë ruse, që urdhëroi trupat të qëllojnë mbi civilët e pafajshëm.

Tashmë, me nofkën “Kasapi i Bucha-s”, nënkoloneli Azatbek Omurbekov është komandant i Brigadës së 64-të të përfshirë në pushtimin e Bucha, një qytet në periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, i cili u mbajt i pushtuar nga ushtria ruse deri javën e kaluar.

Omurbekov, një ushtarak rreth 40 vjeç, i dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi në vitin 2014 për shërbimet e jashtëzakonshme të tij, tani akuzohet për organizimin e përdhunimit, plaçkitjes dhe vrasjes së pretenduar të qindra civilëve ukrainas gjatë tërheqjes nga Bucha.

Kremlini i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat dhe pretendon se imazhet e civilëve të vrarë në rrugë dhe me duar të lidhura ishin një falsifikim i inskenuar nga vetë ukrainasit.

Sipas InformNapalm, një iniciativë vullnetare ukrainase që monitoron aktivitetet e ushtrisë ruse dhe shërbimeve speciale, Omurbekov u bekua nga një prift ortodoks në nëntor të vitit të kaluar përpara se të vendosej në Ukrainë, shkruan A2CNN.

Sipas ligjit ndërkombëtar, një komandant ushtarak është përgjegjës për çdo krim lufte të kryer nga trupat e tij.

/GazetaSinjali/