Luiz Ejlli ishte një ndër banorët më të pëlqyer të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, i cili me strategjitë dhe sjelljen e tij apasionoi të gjithë publikun.
Së fundmi në një interviste, ai deklaroi se dy shokët të cilët u prezantuan si njerëzit e tij më të afërt, Mario dhe Joni, në fakt nuk janë njerëzit më të afërt, pasi kishin kohë pa folur. E po ashtu, ai tha se Meridian Ramcajn nuk e ka shok, por thjesht të njohur.
Ky i fundit ka reaguar duke u shprehur i zhgënjyer, ndërsa ka publikuar dhe disa foto me Luizin, ku shfaqen së bashku për të vërtetuar se janë miq.
Për këtë Luizi ka zgjedhur ta ironizojë, teksa në Instagramin e tij ka postuar një foto, ku si përshkrim shkruan: “Karrigia më tha që njihemi prej kohësh, sepse kemi dhe foto bashkë”.