Shfaqja “Karnavalet e Korçës” është shpallur si më e mira e festivalit.
Komedia erdhi gjysmë muzikore me solo, duete e kuartete, duke ngjallur kureshtjen dhe emocion në publik, të cilët nuk kursyen të qeshurat dhe duartrokitjet.
Krahas si shfaqja më e mirë e këtij festivali, kjo shfaqje u shpërblye edhe me çmimin e regjisë më të mirë.
Çmimin e aktorit më të mirë në këtë festival, e rrëmbeu aktori i njohur, Koço Qendro.
“Sigurisht që çmimet të tilla të japin emocion. Në jetën time kam marrë vlerësim në disa festivale sepse jam një nga themeluesit e trupës së estradës. Kam luajtur në teatër, kinematografi por kur merr çmime të tilla, sidomos në qytetin tënd kjo me të vërtet të ngjall emocione”, citohet të ketë thënë aktori.
Ndërsa, drejtoresha e teatrit, Zaimira Kita, e vlerësoi si një ndër edicionin më të arritur të të gjitha viteve./Sinjali/