image "Karma is a...", punëtori i RTK-së ironizon me Festim Kabashin që sot u largua nga Televizioni Publik

Kosovë

“Karma is a…”, punëtori i RTK-së ironizon me Festim Kabashin që sot u largua nga Televizioni Publik

news image

Festim Kabashi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Televizionit Publik.

Miq e bashkëpunëtorë i uruan suksese atij, në mesin e komenteve nuk mungoi as komenti i njërit prej punëtorëve aktualë të Televizionit Publik.

Bëhet fjalë për Arsim Halitin. Ky i fundit, duke shfrytëzuar hapësirën për komente, ai i uroi rrugëtim të mbarë tashmë ish-drejtorit, ndërsa në fund fare vendosi shprehjen e famshme “Karma is a…”, duke ia kujtuar atij të parit largimin e Halitit nga pozita e udhëheqësit të TV-Produksionit.

/GazetaSinjali/